Legalizimet në Tiranë, Lame: Bashkia refuzoi bashkëpunimin

2015-08-22 1

Tiranë- Kreu i ALUIZNI-t akuzon bashkinë e Tiranës se ka refuzuar të bashkëpunojë por edhe kryetarin e bashkisë Kamëz si dhe të komunës Paskuqan se kanë bllokuar procesin e legalizimit pasi në planet e tyre rregulluese kanë parashikuar ndërtimte e larta.
"Ligji ekzistues i bashkisë parashikon mos legalizimin e objekteve në ato zona ku studimet parashikojnë ndërtimet mbi 5 kate. Ky ligj i 2006 është ende në fuqi. " tha sot Artan Lame në një prononcim për shtyp.
Megjithatë Lame tha se është gjetur zgjidhja për ngërçin e legalizimeve të banesave në tokën e pronarëve dhe këtë propozim i ka vënë në diskutim në komisionet parlamentare por janë deputetët e opozitës të cilët janë të paqartë.
"Qytetarët të mos ndikohen sepse kemi gjetur zgjidhjen nga ky ligj absurd që i ka ngatërruar. Në komisione parlamentare kemi parashtruar qartazi zgjidhjen dhe deputetët e opozitës ishin kundër, ftoj opozitën të qartësojë qëndrimin." u shpreh Lame.
Lame akuzoi Bashën se po uzurpon hapësirat e gjelbërta jo vetëm brenda në kryeqytet por edhe në periferi ku duke u shprehur me ironi, ai tha se Mziu me planin rregullues parashikon që të ndërtojë Nju Jorkun në Kamëz ndërsa në Paskuqan kanë planifikuar të ndërtojnë Manhatanin. Kjo krijoi fashë të madhe ndërtimesh duke forcuar problemin. Mziu do bëjë Nju Jork dhe ka bllokuar legalizimet. Edhe Paskuqani ka parashikuar projektin për ta kthyer në Manhatan," tha sot Lame në një prononcim për median.

Free Traffic Exchange