Jankullovska: MPB gati për sigurimin e votimit

2015-08-22 0

MMPB shpërndau sot pa asnjë problem materialin zgjedhor, i cili iu dorëzua autoriteteve lokale në gjithë vendvotimet anembanë vendit. Ministrja e brendshme Jankullovska tha se cdo hap është ndërmarrë në përputhje të plotë me kalendarin e KSHZ-së.

"Gjatë periudhës mes dy cikleve zgjedhore, sa i përket çështjes së sigurisë janë regjistruar 9 raste incidentesh, në rajonin e Shkupit, Tetovës, Manastirit, Resnjës dhe Negotinës, incidente këto që shënuan dëme të vogla materiale. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për dritare të thyera të shtabeve politike ose dëme më të vogla, për të cilat MPB-ja po punon dhe vepron në gjetjen e autorëve.", deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme

Si një nga rastet më karakteristike që dallon nga incidentet e fundit, është rrahja që ndodhi në Komunën e Aerodromit, si dhe arrestimi i një personi në rajonin e Ohrit, për të cilin është ngritur padia adekuate.
"Në raundin e dytë zgjedhor do të rritet paksa numri i forcave të rendit dhe kjo do të thotë se çdo vendvotim do të mbulohet nga përfaqësuesit e MPB-së në pajtim me regullativën ligjore, përkatësisht ata do të qëndrojnë në largësinë që lejohet me ligj. Kushdo qoftë, pa dallim të përkatësisë politike, fetare apo etnike përfshihet në incidente, duhet ta ketë të qartë se përgjegjësia është individuale dhe se liderët e partive politike nuk do të mund t'i shpëtojnë nga përgjegjësia para ligjit@", tha Jankullovska

Sipas vlerësimeve të deritanishme nga ministria e brendshme, fushata gjatë dy raundeve presidenciale si dhe atyre parlamentare ka qenë korrekte dhe demokratike.Valmir Kuçi