A1 Report - 'Plani rregullues le 13 mije ndertesa pa tapi, Mziu do Nju Jork në Kamez'

2015-08-22 2

TIRANE -- Plani rregullues po bllokon legalizimet në Kamaz e Paskuqan. Në një konferencë për mediat, Kreu i ALUIZN-it, Artan Lame, sqaroi ngërçin e legalizimeve të ndërtimeve në tokat me pronar, duke deklaruar se ligji i legalizmeve të 2006-ës i ish qeverisë Berisha dhe plani rregullues i 2013-ës i Lulzim Bashës, po penalizojnë rreth 13 mijë ndërtime. Dhe vendin e parë sipas tij e mban bashkia e Kamzës.

"Bashkia e Mziut ja kalon dhe bashkisë së Tiranës. Kanë bërë një plan rergullues duke lënë të palegalizuara ndërtimet që janë të ndërtuar në tokën e pronarëve. Se prap me ligjin e 2006 kur ka plan me ndërtime mbi 6 kate, se do bëjë New York Mziu, e ka bllokuar se nuk legalizohen dot. Edhe Paskuqani ka bërë këtë plan duke përjashtuar nga legalizimet mijëra ndërtime", u shpreh Lame.

Lame mohoi që bashkia e Tiranës po sulmohet politikisht. Sipas Lames ata e kanë zgjidhjen për të sheshuar konfliktet mes palëve.

"Mos të ndikohen nga deklaratat tra la la të Bashkisë, s'besoj se ka njeri që i ka mbështetur shpresat atje. E kemi gjetur zgjidhjen, në komisione Parlamentare kemi parashtaur zgjidhjen për këtë ngërc dhe në të dyja komisionet qenë deputetët e PD që dolën kundër. Të merren vesh deputetët me kruyetarin de fakto të tyre. Njëri thotë zgjidheni tjetri jo", u shpreh Artan Lame.

Kreu i ALUIZN-it njoftoi se ligji i ri për legalizimet pas dy javësh kalon në Parlament, dhe nga ky moment theksoi Lame, i themi bashkisë hajde të diskutojmë për zgjidhjen e cështjes së planit rregullues. Ai sqaroi se i kanë kërkuar bashkisë së Tiranë bashkëpunim për të zgjidhur këtë çështje, por nuk kanë gjetur këtë frymë pozitive nga ky institucion, ndërsa bashkëpunimi, sipas tij do të sheshojë konfliktet mes pronarëve të tokës dhe atyre që kanë ndërtuar në këto prona.

Free Traffic Exchange