Tregëtimi i produkteve ushqimore Lezhë, prodhimet e bulmetit mes baltës dhe pluhurit

2015-08-22 1

Qumështi dhe mishi në lagjen "Skënderbeg" të Lezhës tregëtohen në rrugë. Siguria ushqimore është një fjalë që nuk ekziston në këtë qytet.
Në hyrje të tregut të lirë të Lezhës, qumështi ofrohet tek konsumatori mes pesticidëve, farërave apo shpendëve shtëpiake. Ato tregtohen në mes të baltës dhe pluhurit, por për çudi nuk përbëjnë asnjë shqetësim për zyrën e mbrojtjes së konsumatorit në bashkinë e Lezhës, apo AKU. Kjo cilësohet si situatë aspak normale nga ana e qytetarëve, të cilët nuk kanë se kujt ti ankohen.
Nuk ka asnjë ndryshim as në tregun e lirë të qytetit të Lezhës. Ndonëse këtu kushtet janë disi më të përshtatshme, sërish bulmeti, qumështi dhe produkte të tjera ushqimore janë të pambrojtura.

Free Traffic Exchange