Spitali rajonal i Vlorës, nis marrja e masave për gatishmëri gjatë sezonit veror

2015-08-22 1

Spitali rajonal i rrethit Vlorë, përballet me një fluks të madh pacientësh në sezonin e verës, kjo për shkak të dy apo tre fishim të numrit të popullsisë. Drejtoresha e spitalit të Vlorës Bruna Mersini, theksoi se ky institucion ka nisur marrjen e masave dhe aktualisht është bërë furnizimi me medikamentet e nevojshme.
Mersini ka theksuar se ky institucion tashmë është në vëmendjen e qeverisë Rama dhe pritet të paiset me të tjera aparatura bashkëkohore.
Aktualisht është ngritur grupi i punës i cili do të jetë në gadishmëri gjatë sezonit turistik, ku referuar viteve të kaluara është shoqëruar me mjaft aksidente të llojeve të ndryshëm dhe raste të shtrimit të pushuesve në urgjencë.