Rama: Unë në Serbi në kohën e duhur në tryezë edhe Presheva

2015-08-22 1

Kryeministri Rama nuk ka ende një datë zyrtare për vizitën në Serbi, por pritet që të shkelë shumë shpejt në Beograd. Në një intervistë për gazetën serbe Danas, Rama shprehu keqardhje që marrëdhëniet mes dy vendeve nuk kanë përparur ndër vite, ndwrsa theksoi angazhimin për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit. Por gjatë intervistës, Rama tha se në takimet me autoritetet Serbe, Kosova do të trajtohet si një shtet i pavarur.