Kontratat tip, Gjini: Pas 6 muajsh artistët në rrugë, s'njohim Komisionion

2015-08-22 0

Reforma nuk do të jetë e lehtë për institucionet kulturore, aq më shumë kur bëhet fjalë për "modelim" të kontratave të punës së artistëve me institucionet. Ylber Gjini, solist, baritori i parë në TOB i ftuar në emisionin "Mëngjes Express" në RTV Ora News, tha se ai dhe kolegët e tij nuk kanë firmosur kontratat nga frika se në mbarim tyre do përfundojnë në rrugë. Ndërkaq ai ngriti shqetësimin edhe lidhur me Komisionin që bën përzgjedhjen.
"Flitet për një reformë. Por nuk është përcaktuar se çfarë reforme. Kemi një sindikate që nuk funksionon. Na thotë sindikata që s'ka kontrata. Po bëhet ristrukturim i Operës. Do ketë kategorizime. U komunikua "që të bëhen kontratat 3-6 mujore. Gjatë kësaj kohe jeni në provë, nëse do ju shtyhet kontrata pas kësaj periudhe apo jo". Por kontratat nuk u firmosën nga ne. Pas 3-6 muajsh, atëherë je pa punë. Shpresojmë që do shkojë për mbarë, se nxitime në këto punë ka. Më gjej një teatër në botë që ka këto kontrata. Ka qenë një Komision në Opera që ne nuk i njohim".
Një ditë më parë artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit, protestuan të gjithë bashkë kundër kontratave tip të ideuara nga Ministria e Kulturës.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe Sindikata e Artistëve, sipas së cilës, propozimi është shkelje e kontratës ligjore. Nga ana tjetër, drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit,Ilir Kerni, kjo situatë e krijuar është vetëm një keqkuptim.