A1 Report - Hygea, realizohet operacioni i rralle ne zemren e 4-vjeçarit

2015-08-22 1

Operohet me sukses në Spitalin Hygea në Greqi, 4 vjecari shqiptar nga Elbasani Enver Gurakuqi, I cili vuante nga një sëmundje komplekse në zemër e quajtur kardiopati e lindur. Apelit të prindërve në televizionin A1 Report për të shpëtuar jetën e vogëlushit të tyre, iu përgjigj menjëherë Dega e Spitalit Hygea në Tiranë. Mjekët e Hygeas në Tiranë, morën masat për transportimin me heliktoper të 4 vjecarit nga fshati I thellë Curuj, I komunës së Funarit në Elbasan ku mungon infrastruktura rrugore, në drejtim të kryeqytetit. Në Tiranë, I mituri u trajtua për disa ditë me rradhë nga mjekët e Hygeas, e më pas u bë dërgimi I tij bashkë me prindërit Petrit dhe Luljeta Gurakuqi në drejtim të Athinës.
"Shumë shumë e vështirë. Jemi ne tension, nuk dime si do dale operacioni. Ishallah të më shpëtojë djali..." Kanë qenë këto fjalët e babait përpara se të kryhej operacioni.
Operacioni I cili zgjati më shumë se 6 orë u asistua nga mjekët më të mirë të kirurgjisë së Hygeas dhe spitalit Miterra në Athinë. Por kjo ndërhyrje kirurgjikale e vështirë u udhëhoq nga kirurgu I famshëm britanik për ndërlikimet në zemër, David Andersoon I rrjetit të spitaleve të njohur "GUY" në Londër. Andersoon u shpreh I kënaqur pas përfundimit të operacionit, dhe po aq të kënaqur edhe prindërit e vogëlushit shqiptar pas marrjes së lajmit të mirë
"Jam I kënaqur me ndërhyrjen që bëmë. Gjithcka vajti shumë mirë. Operacioni u krye me sukses dhe më shumë shpresa për fëmijën. Sigurisht ai nuk do të mund të jetë një sportiest apo atlet, por do ta gëzojë jetën. Do të luajë, do të shkojë në shkollë e do të kryejë të gjitha aktivitetet e përditshme si të gjithë fëmijët. E rëndësishme është që të trajtohet mirë pas këtij operacioni, pra kujdesi nga infeksionet dhe e gjitha terapia për të cilat ne po këshillojmë stafin dhe prindërit. Sot nuk e dimë nëse në të ardhmen do ti duhet ndonjë ndërhyrje tjetër kirurgjikale, por me siguri që nuk do të jetë e nevojshme pas asaj që ne bëmë sot".
"Falenderojmë spitalin "Hygea" dhe televizionin A1Report për ndihmën dhe mbështetjen e madhe falas që na dhanë. Jemi shumë të lumtur që djali është mirë dhe gëzon shëndet..."
Enveri I vogël tashmë është mirë, dhe vazhdon të mbahet nën kujdesin e mjekëve dhe personelit të spitalit "Miterra" i grupit "Hygea" në Athinë. Të gjitha shpenzimet që deri tani kanë kaluar shifrën e 30 mijë eurove u morën përsipër falas nga dega e Hygeas në Tiranë e cila bashkëpunoi ngushtë për rastin me televizionin A1 Report