Do të jetë padiskutim një nga momentet më të bukura. Sot fëmija që po pret çifti kryeministror Edi dhe Linda Rama mori dhe bekimin e veçantë të Papa Françeskut.
Pamjet që vijnë nga takimi i kryeministrit Rama me kreun e Vatikanit, tregojnë dhe momentin e veçantë kur gjatë përshëndetjes me delegacionin shqiptar Papa Françesku vë dorën mbi barkun e Linda Ramës duke bekuar kështu fëmijën kryeministor.
Me një përkujdesje që mund të ketë vetëm një klerik, Papa Françesku ka vënë dorën për disa caste në barkun e Linda Ramës dhe dicka ka përshpëritur si lutje dhe bekim për foshnjën që pritet të vijë së shpejti në jetë.
Në këtë takim çifti kryeministror shoqërohej edhe nga ministrat Mimi Kodheli, Lindita Nikolla e Ditmir Bushati.