Tiranë- Ndryshimet që priten të bëhen me qëllin heqjen e të drejtës Presidentit për propozimin e kreut të ILDKP-së, ka sjellë debate në Kuvend.
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke lexuar nenin 94 të Kushtetutës tha se, Presidentit i ngarkohen detyra në bazë të ligjit themelor të vendit. Opozita thotë se po shkelet Kushtetuta dhe mazhoranca po kërkon të kapë institucionet.
Ndërkaq, reagimi ka qenë i menjëhershëm nga kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi i cili tha se, Berisha dhe opozita ka frikë se, ILDKP-ja do të nxjerrë të palarat në shesh.
Berisha: Ndryshimet që priten të bëhen me qëllin heqjen e të drejtës presidentit për propozimin e kreut të ILDKP-së, ka sjellë debate në Kuvend. Ish-kryeministri Sali Berisha, duke lexuar nenin 94 të Kushtetutës tha se, Presidentit i ngarkohen detyra në bazë të ligjit themelor të vendit. 60 milionë euro në dyshke e jastëk. Kjo është më keq se të bëni banjo në vaska floriri. U them këtyrë qe në vend të puplave, zgjohen me pare të ngjitura në pizhama. Ja merrni presidentit, ILDKP-në se ju duhet noteri
Gramoz Ruçi: Një shkodran do të thoshte: Çfarë s'nin njeriu nga ky parlament. Pse? Berisha që foli, po përgjërohet për dy punë. E para për Kushteturën. Përgëzime sepse t'i po përgjërohesh për një dokument që nuk e ke votuar dhe e quajtur leçkë. Me këto ndryshime nuk hiqet asnjë kompetencë që ja ka dhënë Kushtetuta.
Për së dyti: Po mbroni një ligj të vitit 2003, që nuk e ke votuar. Ky ligj që është bërë nga kjo mazhorancë që ishte dhe e atëhershme. Ku fle lepuri? Lepuri fle që t'i ke frikë bashkë me njerëzit e tu, nga ky institucion që ka filluar të lëvizë nga vendi që në muajin e parë, që ka dy vjet që nuk bënte asgjë.
Seanca e sotme
Seanca e sotme parlamentare pritet të shoqërohet me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.
Në seancën e sotme parlamentare është parashikuar të diskutohet pr/vendimi "Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 1/2014 "Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë".
Po kështu pjesë e rendit të ditës është edhe projektvendim "Për krijimin e Komisionit Hetimor të Kuvendit për hetimin "Mbi implikimin e Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake në veprimtari kriminale -- transportin e lëndëve narkotike" , si dhe vendimi për heqjen e kompetencës së Presidentit për propozimin e kryetarit të ILDPK-së.
Për nismat e propozuara nga mazhoranca opozita pritet të bëjë një oponencë të fortë.