Lezhë- Sërish në aksion për pastrimin e territorit nga mbetjet urbane. Institucionet në Lezhë janë angazhuar në "Ditën e tokës" për të pastruar disa zona të veçanta.
Kjo konsiderohet si një ditë sensibilizimi, ndërkohë mbulimi me shërbimin e pastrimit i referohet përmbylljes së infrastrukturës rrugore. Kjo deklaratë është bërë nga kreu i Bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj.
Për pastrimin e qytetit të Lezhës janë angazhuar edhe administrata e spitalit, shkollat dhe institucione të tjera. Në këtë aksion nuk janë përfshirë zonat me ndotje të lartë si në lagjen "Sheher", pranë lumit Drin dhe në afërsi të tregut të Lezhës.