TIRANË - Gjendet arma me të cilën besohet se është qëlluar banesa e kryeplakut të Farkës, Fatbardh Plaku më 25 mars 2014
Policia e Tiranës ka bërë të ditur se një armë "Bazooka" kundërtank është gjetur dje në Liqenin e Farkës, pikërisht në zonën ku ndodhet dhe banesa e Fatbardh Plakut.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë gjetur armën.
Menjëherë në vendi ne ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu që kanë nisur hetimet.
Policia e Tiranës thotë se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën kundërtank dhe është dërguar për ekzaminime të mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tirane.
Deri më tani ende nuk ka persona të dyshuar, që mund të lidhen me ngjarjen. Burime nga grupi hetimor saktësojnë se pista për shkak të detyrës dhe ajo e konfliktit të pronësisë janë ato që qëndrojnë më shumë,por nuk përjashtohen konflikte të kohëve të fundit.
Fatbardh Plaku ende nuk është marrë në pyetje nga organi i akuzës lidhur me ngjarjen, ndërsa mësohet të jetë shprehur paraprakisht se nuk ka konflikte me njeri.
Kamerat e vilës 3 katëshe në zonën e farkës së vogël fiksuan momentit kur u qëllua mbi të,por ishte e pamundur të identifikohej personi.
Në momentit e atentatit familja Plaku ndodhej në banesë,por për fatin e mirë të tyre baruti i granatës ishte i skaduar dhe nuk u bë mundur shpërthimi.
Gjetja e armës bazooka pritet ti japë një kthesë të re hetimit,pasi do të sjellë prva të reja,të cilat mund të çojnë grupin hetimor drejt personit apo personave të cilët kanë kryer atentatin,për fat të mirë të dështuar.