Dibër, sekuestrohet arsenal armësh dhe municionesh luftarake

2015-08-22 11

Një arsenal armësh është sekuestruar nga policia e Peshkopisë, mes tyre edhe një minë antitank.
Nga të dhënat mësohet se uniformat blu kanë bërë të mundur edhe arrestimin e poseduesit të tyre Shaban Murati 63-vjeç, të cilit ju sekuestruan 3 pushkë, 1 automatik tip kallashnikov, 1 pistoletë, 3 radio dore, 1 mitraloz, 50 kapsula detonatore si dhe mina antitank.
Policia lokale e Peshkopisë ende nuk ka dhënë informacione më të detajuara mbi këtë operacion, por ajo që bëhet publike është fakti që armët dhe municionet u sekuestruan në banesën e 63-vjeçarit Murati i cili nuk pasur kurrë precedent penal dhe probleme me drejtësinë.
Arrestimi i tij është bërë në kohën kur policia ka kryer kontrollin dhe nuk është shoqëruar me kundërshtim apo përplasje nga poseduesi i municioneve luftarake.