A1 Report - Tirane, ish-i perndjekuri tenton te vetedigjet me benzine

2015-08-22 0

TIRANE -- Një ish i burgosur politik ka tentuar të vetëdigjet me benzinë para Parlamentit. Kujtim Gaziu, ndërsa ka qenë duke dhenë një deklaratë për mediat, ka nxjerrë shishen e benzinës dhe ka tentuar t'ia hedhë trupit, por ndërhyrja e forcave të policisë e ka lënë në tentativë aktin ekstrem.

Forcat e komisariatit numër 1 të kryeqytetit ndodheshin para Parlamentit, pasi një grup ish- të përndjekurish politik kishin paralajmëruar një protstë paqësore, para fillimit të seancës së sotme parlamentare.

Fatmirësisht gjithçka ka përfunduar pa pasoja, pasi policia ka ndërhyrë duke e penguar ish-të përndjekurin politik që të nxjerrë çakmakun dhe t'i vë flakën vetes.

Jo zyrtarisht mësohet se mund të ketë një rinisje të grevës së urisë së ish të përndjekurve politikë, pas asaj të tetorit të vitit 2012, e cila për shkak të indiferentimit të qeverisë së athershme coi në vetëflijimin vdekjeprurës të ish-të përndjekurit politik Lirak Bejko dhe në vetëdjegien e Gjergji Ndrecën, por fatmirësisht pa i shkaktuar atij vdekjen.

Free Traffic Exchange