A1 Report - Aksidenti ne Kamez, alkooli 10-fish me i larte i mori jeten 4 të rinjve

2015-08-22 1

TIRANE- Në kohën kur i gjithë opinioni publik është tronditur nga aksidentet e shumta që po marrin jetën e dhjetra shqiptarëve, dalin rezultatet shokuese për 2 nga viktimat e para 10 ditëve në Kamzë, ku rezultoi se 2 prej tyre kishin konsumuar alkool 10 herë më tepër se norma e lejuar. Më konkretisht bëhet fjalë për aksidentin e 12 prillit, ku motër e vëlla si dhe 2 të rinj të tjerë humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur rreth orës 04:45, pranë Institutit Bujqësor të Kamzës, ndërsa ktheheshin nga një festë dhe shoferi po shkonte për në punë, pasi ishte menaxher në një hotel.

Ngjarja ishte tragjike dhe të rinjtë, përkatësisht Alfred Beluli, 28 vjeç (drejtues i mjetit), Juxhena Muça, 18 vjeçe, Klevis Muça, 14 vjeç dhe Fatjon Drizaj 22 vjeç, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pasi automjeti me të cilin udhëtonin, tip BMË, me targa AA533IU, doli nga rruga për shkak të shpejtësisë të madhe. Makina përfundoi jashtë karrexhatës, ndërsa trupat e pajetë të të rinjve u nxorrën me vështirësi nga automjeti, ku është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.

Ekspertiza: Alkooli 10 herë mbi normën
Burimet pranë Mjekësisë Ligjore në Tiranë i thanë gazetës "Shqiptarja.com" se orët e fundit kanë dalë edhe rezultatet e para të testit të alkoolit për Alfred Belulin dhe Fatjon Drizën. Në të dyja rastet edhe Beluli si drejtues mjeti, por edhe studenti Drizaj, rezultuan me 5 për qind alkooli në gjak, çka do të thotë se kjo vlerë është 10 herë më e lartë se norma e rregulluar me anë të nenit 291 të Kodit Penal, sipas të cilit burgosesh me 10 ditë nëse e ke kaluar limitin prej 0.5 për qind të alkoolit në gjak, normë kjo e caktuar nga një pjesë e mirë e shteteve të Bashkimit Europian.

Vetëm të rinjtë kishin konsumuar alkool, ndërsa vëlla e motër nuk rezultuan me përqindje alkooli në gjak. Kështu, mjaftojnë përgjigjet e vetëm 2 prej analizave postmortem, për të hedhur dritë mbi gjendjen e rënduar, në të cilën ndodhet sot sistemi i qarkullimit rrugor në Shqipëri.

Plani kombëtar i ndërgjegjësimit
Qëkur ministri Tahiri promovoi në fundtetor e fillimnëntor nismën që burgoste me 10 ditë shoferët e dehur, përpos pesimizmit të gjithanshëm nisën edhe rezultatet e para. Vetëm në 10 ditë ishin arrestuar mbi 100 drejtues mjetesh që u jepnin makinave në gjendje të dehur. Me radhë, çdo ditë po kapeshin shkelësit (10 në Kavajë e 3 në Korçë brenda një dite), ndërsa absurdi s'kishte të sosur, pasi në shkurt në Sarandë u regjistrua një ngjarje tragjike me motiv kryekëput alkoolin.

Pesë persona vdiqën menjëherë, kur u përplasën 2 furgona që ecnin përballë njëri-tjetrit, të komanduar prej shoferëve të dehur, si për të lënë pas mesazhin që ende s'ka zënë vend ndër shqiptarë: Mos pi kurrë alkool, kur je në timon.

Free Traffic Exchange