Gjithëpërfshirja mbetet si beteja e vetme kundër oligakisë Rama-Meta. Këtë thirrje u ka bërë kreu i PD-së, Lulzim Basha, të rinjve gjatë çeljes së fushatës për anëtarësimet e reja në këtë subjekt politik, pasditen e sotme. Ai ka theksuar se qindra qytetarë po u drejtohen zyrave të PD-së për të ngritur zërin kundër qeverisë.
"Sot ushtojnë trumpetat e rrezikut që i kanosen Shqipërisë në të ardhmen se saj. Vetëm 8 muaj në opozitë, rinia po vërshon dhe do të vërshojë tek PD. Është e vendosur që sëbashku t'i thotë "jo", për të ndalur këtë të keqe të madhe. Dhe do ta ndalojmë të gjithë sëbashku me instrumentin më të fuqishëm që është gjithëpërfshirja, në betejën për mos zhbërjen e demokracisë, në betejën kunëdr oligarkisë Rama-Meta. "
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë takimit me të rinjtë tha se përtëritja e brendshme organike e PD-së ka qenë gjithmonë prioritet i kësaj partie.