A1 Report siguron pamjet e viles model "Champagne" në pronësi të anëtarit të KLD-së Gjin Gjonit. Vila, e cila ndodhet në zonën e Farkës mendohet se kap vlerën e 700 mijë Eurove.
Pas denoncimit të ILDKPKI-së kamera e A1 Report ka shkuar në rezidencën ku ndodhet dhe vila e Gjin Gjonit.
Identifikimi i vilës u bë i mundur nga banorë të zonës, të cilët saktësuan se fotoja që po shikoni në foto, I përket anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni.