Përfaqësuesit e BDI-së takuan biznesmenët e OEMVP-së. Valon Saraçini dhe Fatmir Besimi, para biznesmenëve premtuan se nëse i fiton zgjedhjet, partia e tyre do të punojë me përkushtim për projektet e gazifikimit, të infrastrukturës rrugore, për rritjen e pagave dhe për thithjen e investimeve të huaja. Theksi do të vihet në nxitjen e mërgimtarëve shqiptarë për të investuar në Maqedoni.
"Projekte strategjike që përmenden janë: Koridori 8, autostrada Shkup-Ohër-Strugë-Qafë Thanë dhe pastaj Shkup-Bllacë, që kanë qenë kërkesa e dhe të OEMVP-së, rruga e Arbërit. Hapja e vendkalimit të ri kufitar në Bellanoc-Stançiq, gjegjësisht rruga Opajë-Bellanocë. Strugë Kërçovë. Projekte investuese në turizëm siç është Kodra e Diellit. Fatmir Besimi, ministër i Integrimit Evropian
''
"JU e dini mirë se vitin e kaluar rreth 1.3 miliard euro që është diku rreth 16 për qind nga bruto prodhimi vendor kanë hyrë nga diaspora. Shumica e tyre konsiderohet se janë mjete nga diaspora shqiptare dhe prandaj duam që këto mjete në një farë mënyre ti konvertojmë në investime konkrete me qëllim që të hapen vende të reja të punës", tha buxheti Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë.
Saraçini paralajmëroi integrimin më të madh rajonal ekonomik, para së gjithash, me Shqipërinë dhe Kosovën, ku së pari do të zhvillohe tregu i përbashkët ekonomik, kurse në të ardhmen edhe mundësia për eksport të përbashkët në tregjet e treta. Nga OEMVP-ja thonë se do të ishte mirë nëse në katër vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.
"Atë që pak më parë përmedni zoti Besimi e që është shumë me rëndësi për ne si biznesd, ajo është rritja ekonomike, stabiliteti ekonomik, gjegjësisht edhe thithja e investimeve të huaja", u shpreh Menders Kuçi, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
Nga BDI paralajmëruan edhe kapital destinuar për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe 600 milionë euro, para evropiane përmes fondeve IPA për zhvillimin ekonomik të vendit. Verica Pavlloski