UKRAINË - Presidenti i përkohshëm ukrainas Oleksandr Turçinov u bëri thirrje forcave të rendit të ndërmarrin sërish masat anti-terror në të gjithë vendin, pas zbulimit të dy trupave të torturuar pranë qytetit të Sloviansk. Një prej viktimave ishte Vladimir Rybak, anëtar i parlamentit lokal dhe i partisë së Turçinov.
Presidenti ukrainas dënoi krimin e rëndë duke thënë se terroristët, të cilët kanë marrë peng të gjithë rajonin e Donetskut kanë kaluar kufirin me torturimin dhe vrasjen e një patrioti ukrainas. Sipas tij, krime të tilla kryhen me mbështetjen e forcave ruse.
Ndërkohë SHBA do të dërgojë rreth 600 trupa në Poloni dhe vendet Baltike për stërvitje ushtarake në ditët në vëzhdim dhe për të siguruar aleatët e NATO pas aneksimit të Krimesë nga Rusia. Lajmi u bë i ditur nga Pentagoni.
Admirali Xhon Kirbi, zëdhënës i lartë i Departamentit të Mbrojtjes tha se ushtrimet e përbashkëta të planifikuara me Poloninë, Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë do të jenë si shtesë e stërvitjeve t