Basha: Protesta në mbarë vendin kundër oligarkëve

2015-08-22 1

Tiranë- Opozita ka nisur përgatitjet për organizimin e protestave mbarë popullore kundër antikushtetueshmërisë së mazhorancës qeverisëse.
Kryetari i PD Basha duke folur sot në një tryezë me grupet e pakënaqura të interesit tha se "dyshja e oligarkëve Rama-Meta" po tejkalojnë çdo kufi dhe po krijojnë një zullum antidemokratik.
Basha paralajmëroi se nëse nuk reflektojnë, atëherë duhet të bëjnë gati valixhet dhe të largohen.
"Unë dua të shpreh sot përkushtimin tonë si opozitë politike, PD e aleatëve të saj për të ravijëzuar brenda një kohe të shkurtër një plan të qartyë masash të kësaj qeverie të zullumit që po traashet ti tregojmë me forcën e sovranit se ka një kufi të cilin nuk e kalon dot pa marrë përsipër të rrëzohet dhe të kthehet në një kosto për vendin dhe e papranueshme për qytetarët shqiptarë.
Protestat anembanë vendin këtu e në Tiranë do të kenë mbështetjen e opozitës. Lufta jonë në Parlament nuk do të reshtë ndonëse aty po ngushtohen dita ditës. Do i kujtojmë se vullnetin e shqptarëve nuk mund ta dëgjojnë një herë në 4 vjet por cdo ditë. Ndryshe të marrin valixhet e të ikin", tha Basha.

Free Traffic Exchange