Të gjitha mjetet që lëvizin në rrugët e qarkut të Lezhës po monitorohen për dokumentacionin e tyre. Policia Rrugore dhe Drejtoria e Transportit Rrugor në këtë qark, kanë ndërmarrë kontrolle të përbashkëta, ku në fokus kryesor janë mjetet e transportit.
Gjate këtij aksioni nuk kanë munguar masat administrative. Për drejtorin e Shërbimit Rrugor në Lezhë, Paulin Gjergji, kjo rrit sigurinë për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Valentin Flori, shprehet se kontrollet do të shtrihen në të gjitha akset e këtij qarku.
Kryqëzimi i Milotit është nyja kryesore e trafikut të mjeteve të transportit, ku aktualisht janë vendosur edhe pikat e kontrollit të policisë dhe shërbimit të transportit rrugor.