A1 Report - Vlore, i riu masakron ne gjume ish vjehrrin per prona, i plagos gruan

2015-08-22 3

VLORE - Konflikti për pronën ka çuar një 23-vjeçar drejt vrasjes së ish vjehrrit të tij dhe plagosjes më thikë të ish-vjehrrës në banesën e tyre. I riu ka qenë i fejuar me vajzën e viktimës dhe janë ndarë para një viti, ka qenë vajza e cila i ka dhënë fund lidhjes mes tyre.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e së martës në qytetin e Vlorës, ndërsa paraditen e sotme policia ka vënë në pranga autorin e krimit, Marjo Bejdollarin.

23 vjecari mbrëmjen e djeshme qëlloi me thikë 48-vjecarin, Agim Saraseli, duke e lënë të vdekur, ndërsa plagosi edhe bashkëshorten e tij Dile Saraseli, e cila tashmë ndodhet në spitalin Vlorës nën kujdesin e bluzave të bardha.

Skena e krimit ka ndodhur në banesën e viktimës në lagjen "24 maj" të qytetit bregdetar, ndërsa palët e përfshira në konflikt ishin nga qyteti i Gramshit dhe dyshohet që debatet për ndarjen e pasurisë të jenë motivi kryesor i këtij krimi.

Të afërm të viktimës jashtë kameras pohojnë se i riu është futur gjatë natës në shtëpinë e ish krushqve të tij, teksa pjestarët e familjes Saraseli ishin në gjumë.

23 vjecari ka shkuar në dhomën e ciftit bashkëshortor dhe ka qëlluar disa herë me thikë në drejtim të Agim dhe Dile Saraseli.

Për pasojë 48-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur rëndë pasi ka marrë plagë në disa pjesë të trupit.

Autori më pas është larguar nga banesa, por ka qënë një nga vajzat ciftit Saraseli, që ka parë autorin dhe dhënë informacion për policinë.

Blutë e Vlorës kanë mbërritur menëjherë në vëndngjarje, dhe nisën e hetimet për zbardhjen e vrasjes, ndërsa pasi u bë identifikimi i i autorit u realizua ndalimi i tij.