A1 Report - Janine, policia greke: Droga vjen nga Shqiperia me tonelata

2015-08-22 2

Policia Kufitare Greke kryesisht ajo e Janinës, bën bilancin e trafikut të marijuanës së kapur në muajt e fundit. Gati 4.5 ton marijuanë, janë kapur prej janarit e deri në ditët e sotme, në kufi me shtetin shqiptar apo dhe në brendësi të territorit helen. Në një prononcim për Tv A1 Report, kreu i Federatës së Policëve të Epirit, Jorgos Papacimbas, shprehet se shqetësimi është real për Policinë e Epirit e cila po konstaton të njëjtat ritme si vitin e kaluar, të trafikut të marijuanës aq më tepër kur ky trafik, nuk ka shenja që të minimizohet.

"Po konstatojmë me shqetësim, zhvillimin e mëtejshëm të trafikut të marijuanës dhe të drogërave të tjera në të dy anët e kufirit. Mund të them se ashtu si vitin e kaluar kur Policia Greke sekuestroi 8 ton marijuanë me origjinë nga Shqipëria, edhe për këtë vit, intensiteti nuk ka rënie, është po ai i njëjti. Janë mijëra ton marijuanë që janë kapur nga ne në muajt e fundit. Trafiku i zhvilluar ka për suport kryesisht shtetas shqiptarë, por nuk ngelen pas edhe grekët të cilët, janë baza mbështetëse për në territorin tone", -tha Papacimbas.

Policia Shqiptare vetëm vitin e kaluar, ka kapur mbi 12 ton marijuanë e destinuar për t'u trafikuar në shtetin grek, ndërkohë që në total duke përllogaritur edhe sasinë prej 8 tonësh të kapur nga policia greke, shkon në 20 ton. Sipas të dhënave nga Policia e Epirit, sasia e kapur, nuk është as 1/5 e asaj që hyn realisht në Greqi nga Shqipëria.

Free Traffic Exchange