A1 Report - Territorialja, OSBE apel opozites per pjesemarrje, Çuçi: S'eshte elektorale

2015-08-22 0

TIRANE - OSBE i bën apel opozitës se duhet të marrë pjesë në punën për të realizuar reformën territoriale. Kjo është theksuar nga ambasadori i OSBE në vendin tone, Florian Rouning vetëm një ditë para seancës parlamentare, ku do të votohet ndryshimi i përbërjes së Komisionit të Reformës Territoriale, për t'i hapur rrugë zhbllokimit të tij. Ai ka theksuar se palët duhet të ulen e të diskutojne mbi këtë çështjë pasi mund të ketë implikime me atë zgjedhore.

"Është një reformë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Është një reformë për të cilën flitet për shumë kohë. Prandaj është koha për të filluar me reformën dhe është koha që të gjithë faktorët dhe të gjithë sektorët e prekur nga reforma të marrin pjesë në procesin e reformës. Siç e kam thënë, unë mendoj që të gjithë faktorët duhet të marrin pjesë në një reformë të tillë. Nuk është mirë që një pjesë të ngelë jashtë. Reforma territoriale është reforma territoriale. Të gjitha çështjet që po preken, si reforma zgjedhore, duhet të analizohen. Nuk është e thënë që reforma territoriale të ketë patjetër implikime për reformën zgjedhore. Mund të ketë, por prandaj palët duhet të ulen dhe të flasin me njëra-tjetrën", u shpreh ambasadori i OSBE.

Nga ana tjetër ministri për Marëdhëniet me Pushtetin Vendor, Bledi Çuci ka garantuar se kjo reformë s'ka të bëj me reformën zgjedhore por vetëm me riorganizim të territorit.

Këto deklarata u bënë pas tryezës që ministry Çuci pati me ambasadorët e vendeve të OSBE-së.