Tirane- Opozita braktis komisionin e Sigurisë Kombëtare ku po diskutohej ngritja e një grupi kontrolli për të verifikuar punën e Shërbimit Informativ Sekret.
Sipas nënkryetarit të këtij komisioni, deputetit të PD-së Flamur Noka "vendimi i mazhorancës për kontrollin e SHISH-it është i turpshëm".
Nga ana e tij Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho tha se Noka dje shkeli ligjin duke nxjerrë informacionet sekrete që kreu i SHISH përcolli në këtë komision. Për këtë do të informonte dhe Metën.