TIRANË -Një automjet ka dalë nga kontrolli në rrugën Don Bosko në Tiranë duke përfunduar brenda një lokali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00 të mbrëmjes. Mësohet se drejtuesi i mjetit tip "Ford Focus" ka qenë në ndjekje të një mjeti tjetër me të cilin kishte pasur një kontakt në ecje. Si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe nga lëvizja në një rrugë kundra-vajtjeje ai është përballur me një mjet tjetër. Për të shmangur përplasjen fatale, drejtuesi ka arritur të devijojë nga rruga duke përfunduar në fast food "London", përballë Vizion Plus. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë vetëm drejtuesi i mjetit ndërsa fati ka shpëtuar klientët dhe personelin e lokalit. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat.