Dhe pas raportimit të kreut të shërbimit informativ shtetëror në Komisionin e Sigurisë Kombëtarë, mazhoranca dhe opozita qëndrojnë në kahe të kundërta me deklarimet e tyre në lidhje me shkëmbimin e informacioneve nga ky shërbim dhe agjensive ligjzbatuese në shqipëri.
Përfaqësuesi i mazhorancës anëtar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare z.Pirro Lutaj deklaron se nga raprotmimi i kreut të Shish Visho Ajzai Lika dolën në pah një sërë problemesh, ndërsa për ish-ministrin e brëndshëm Flamur Noka ky shërbim ka dhënë mbi 300 informacione në lidhje me situatën e tritolit.
Burime për A1Report konfrimuan se vetë zoti Visho Ajzai Lika ka pranuar gjatë raportimin në komisionin e sigurisë se institucioni që ai drejton është gjetur në befasi në rastet e shpërthimeve të tritolit duke mos zbuluar në kohë informacione që do ti shërbenin policisë për të arrestuar autorë e parandaluar ngjarje.
Po ashtu Lika ka këruuar nga deputetët të tregojnë kujdes në lidhje me akuzat ndaj SHISH pasi kjo situatë mësohet të jetë shprehur ai, cënon rëndë sigurinë kombëtare.
I rezervuar për mediat është treguar përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Luana Rama ku deklaroi se ajo çka është raportuar në komision klasifikohet sekret shtetëror.
Nuk kanë munguar as replikat në komision në lidhje me përgjimet e dononcuara nga mazhoranca, kreu i shërbimit informativ është shprehur se asgjë nuk qëndron pasi për të kryer përgjime vendosur kryeprokurori dhe jo kreu i SHISH.