A1 Report - Zv/presidenti amerikan Joe Biden leter kryeministrit Hashim Thaçi

2015-08-22 11

PRISHTINE - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka marrë një letër nga zv/presidenti amerikan Joe Biden, në të cilën thuhet se ai ndihet mirë me progresin e Kosovës, sidomos periudhën e fundit lidhur me punën e vazhdueshme me Serbinë për zbatimin e marrëveshjes së prillit të vitit 2013.

"Vendi juaj ka arritur shumë që nga shpallja e Pavarësisë në 2008-ën. SHBA janë krenare që kanë qenë miku dhe partneri i Kosovës në kohët e vështira dhe ne do vazhdojmë të jemi përkrah jush", shprehet Biden në letrën e tij. Siç jeni në dijeni, shkruan Biden më tej, BE-ja ka propozuar themelimin e një gjykate, që do të merret me ndonjë aktakuzë që mund të rezultojë nga hetimet e udhëhequra nga BE-ja.

Kjo gjykatë do të kërkojë një mori marrëveshjesh speciale dhe masa mbrojtëse, ashtu siç është parashtruar nga BE-ja, duke përfshirë gjykatësit ndërkombëtar, një gjykatë brenda dhe jashtë Kosovës dhe mekanizma tjerë mbrojtës për ruajtjen e të dhënave të ndjeshme. Ne fuqimisht inkurajojmë Kosovën që të bashkëpunojë plotësisht me BE-në për themelimin dhe vënien në veprim të kësaj gjykate, shkruan zv/presidenti amerikan.

Më tej Biden në letrën e tij shkruan se ai dhe presidenti Obama janë thellësisht të përkushtuar për suksesin e Kosovës dhe Kosova duhet të jetë e sigurtë për përkrahjen e palëkundur të SHBA për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe aspiratat euro-atlantike.

Free Traffic Exchange