Xhaçka: Mazhoranca vijon të mbaj premtimet, opozita akuza boshe

2015-08-22 0

Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të kreut të opozitës Basha gjatë konferencës së tij për mediat. Selia rozë, përmes deputetes Olta Xhaçka, tha se Basha u ankua për reformën territoriale, por ende nuk arrin të shpjegojë arsyen pse opozita refuzon për muaj të tërë, të bëhet pjesë e kësaj reforme.
Deputetja socialiste tha gjithashtu se kreu i PD-së harroi pa listuar edhe një sërë vendimesh të mazhorancës, të cilat kanë një impakt të drejtpërdrejtë mbi qytetarët shqiptarë.