A1 Report - Naço: Shume shkelje ne prokurori hetime te paplota, e arme pa leje

2015-08-22 2

TIRANË - Në prokuroritë e rretheve janë gjetur shumë shkelje, mes të cilave edhe mos ankimime për vendimet që ka dhënë gjykata për personat me armëve pa leje. Për këto shkelje Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar vetëm në pak raste.

Deklarata janë bërë nga Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço në Komisionin e Ligjeve që po shqyrton raportin e Ministrit të Drejtësisë për prokurorinë.

Ministri tha se, janë marrë dhjetëra ankesa ndaj punës së institucionit të akuzës.

Sipas Naços, në prokuroritë e rretheve për shumë vepra penale hetimi bëhet i paplotë me boshllëqe të shumta. Sipas Ministrit të Drejtësisë, në Prokurorinë e Përgjithshme janë përcjellë 15 ankesa, ndërsa është reaguar në pak raste.

Inspektimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë kanë qenë të fokusuara në :

a) ndjekja e ecurisë së çështjeve që përmbahen në rekomandimet vjetore të dhëna nga Këshilli i Ministrave për luftën kundër kriminalitetit;

b) respektimi i afateve të hetimit;

c) respektimi i afateve të paraburgimit;

ç) respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të subjekteve të procedimit penal dhe, në veçanti, të të ndaluarve dhe të arrestuarve;

d) rregullshmëria dhe vijueshmëria e kryerjes të veprimeve hetimore;

dh) respektimi i detyrimit ligjor të prokurorit për fillimin e ndjekjes penale;

e) ecuria e politikës penale dhe, në veçanti, e politikës së dënimeve që ndiqet nga prokurorët:

ë) rregullshmëria e mbajtjes dhe administrimit të statistikave dhe regjistrimit të veprave penale;

f) respektimi i parimeve të drejtësisë, barazisë dhe ligjshmërisë së veprimtarisë së prokurorit në marrëdhëniet e tij me subjektet e tjera të procedimit penal.

Gjatë periudhës së raportimit 01.02.2013 - 01.02.2014 janë ushtruar 9 kontrolle, nga të cilat 1 kontroll i planifikuar dhe 8 kontrolle mbi bazë ankese.

Kontrolli i planifikuar është ushtruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Kontrollet tematike janë ushtruar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, Elbasan (2 herë), Gjirokastër, Tiranë (3 herë) e Vlorë; si dhe prokuroria e apelit Vlorë

Në 9 kontrollet e ushtruara është inspektuar veprimtaria e të paktën 21 prokurorëve në shkallën e parë dhe 2 prokurorëve në Apel.

Për 6 prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat është kontrolluar ligjshmëria e veprimtarisë së tyre 1 vjeçare, për 336 përfaqësime në gjykim lidhur me politikën e dënimit të ndjekur prej tyre.

Për 1 prokuror të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është kontrolluar ligjshmëria e veprimtarisë së tij, në 1 çështje të veçantë, dërguar për gjykim, lidhur me politikën e dënimit të ndjekur prej tij.

Për 2 prokurorët e apelit Vlorë është kontrolluar ligjshmëria e veprimtarisë së tyre, për përfaqësimin në gjykim në 2 çështje të veçanta ekstradimi, lidhur me politikën penale të ndjekur prej tyre.

Për 14 prokurorët e tjerë të shkallës së parë Tiranë, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë është kontrolluar ligjshmëria e veprimtarisë së tyre për 16 çështje të veçanta, të pushuara apo mosfi...