TIRANE - Komisioni i Medias ka diskutuar në mbledhjen e radhës raportin për punën e Autoritetit të Medias Audiovizive, për vitin 2013. Palët kanë qenë të ndara në vlerësimin për punën e AMA-s, deputeti socialist Alfred Peza, kritikoi këtë institucion, duke argumentuar se nuk ka arritur që të përmbushë disa detyrime ligjore, si parandalimi i piraterisë, për të vazhduar me bllokimin e strategjisë për kalimin nga transmetimet analoge në ato numërike. Peza gjithashtu arsyetoi se shkak për bllokimin e punës është përfundimi i mandatit të kryetares dhe disa anëtarëve, cfarë kërkon ndërhyrje për të zgjedhur anëtarët e rinj.
Qëndrim të ndryshëm pati opozita, relatori i raportit deputeti demokrat Luciano Boci, megjithë pengesat e shumta nga mazhoranca e majtë, AMA ka punuar mirë. Boci i bëri thirrje opozitës të ndalojë sulmet ndaj kryetares së AMA-s, Endira Bushati. Por Boçi ra dakort për pjesën që ka të bëjë me përfundimin e mandatit të 3 anëtarëve, duke u bashkuar me mazhorancës se duhet të emërohen 3 anëtarë të rinj.
Por në mbledhjen e sotme nuk u miratua asnjë raport, pritet që mazhoranca të rrëzojë raportin e opozitës, dhe të kalojë në kuvend vetëm një raport.