Jankullovska: Zaev në gjyq do ta dëshmojë vërtetësinë e audio regjistrimit

2015-08-22 2

Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska nuk deshi të tregojë nëse në Maqedoni ekziston ndonjë institucion, apo vallë MPB-ja ka ndonjë laborator i cili mund të vërtetojë autenticitetin e audio-incizimit që u publikua nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, për aferën korruptive në të cilën sipas LSDM-së është përfshirë vet kryeministri Nikolla Gruevski.

'Për akuzat dhe shpifjet e lëshuara nga ana e Zoran Zaevit tash më është paralajmëruar padi për shpifje kështu që Zoran Zaev sipas të gjitha gjasave dhe sigurisht do të ketë mundësinë ta dëshmojë autenticitetin e audio-incizimit në procesin ku ai do të paditet për shpifje', deklaroi Gordana Jankullovska -- Ministre e Brendshme.

Përkundër paralajmërimeve për padi ndaj Zaevit, ky i fundit këmbëngul se audio regjistrimi është origjinal dhe kërkon dorëheqjen e kryeministrit Gruevski, në të kundërtën paralajmëroi se do të zbardh detaje të reja rreth skandalit në fjalë. Valmir Kuçi