Ashpërsohen masat për abuzimet me cilësinë e karburanteve

2015-08-22 0

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka përfunduar projektligjin në bazë të të cilit parashikohet 3 deri në 4 fishim të gjobave si dhe heqje të licensës në rast se konstatohen shkelje.
Drejtori i Përgjithshëm i politikave të Zhvillimit të Hidrokarbureve, Dritan Spahiu, shpjegon se këto ndryshime janë bërë për të vënë rregull në sektorin e pikave të karburanteve.
Një tjetër pikë e rëndësishme në ligj është edhe fakti se licensimi i karburanteve nuk do të bëhet vetëm nga pushteti vendor por do ti jepet kompetencë edhe pushtetit qëndror.
Spahiu shpjegon se me ndryshimet ligjore edhe impiantet e përpunimit të nënprodukteve të naftës do të kalojnë në proces licensimi .
Ndryshimet ligjore pritet që të hyjnë në fuqi gjatë muajit qershor dhe synojnë që të rrisin cilësinë e karburanteve që shiten në Shqipëri.