A1 Report - MD: Gjyqtari Osman Aliu ka bere shkelje, KLD ta procedoje

2015-08-22 1

Inspektorët e Inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë konstaton shkelje të rënda ligjore në vendimet e dhëna nga gjyqtari në gjykatën e rrethit gjyëqsort Kavajë, Osman Aliu. Sipas Ministrisë ka përfunduar inspektimi, dhe për shkeljet e konstatuara do i dërgohet raporti Këshillit të Lartë të Drejtësisë sëbashku me kërkesën e nisjes së procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit Osman Aliu.

Ky i fundit ishte një ndër emrat e gjyqtarëve që ju dërguan Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ku kërkohej hetim dhe nisja e procedimit disiplinor.

Tahiri i dërgonte edhe raportet për 9 raste vendimesh të dukshme të kundraligjshme në favor të disa të arrestuarve për vepra të ndryshme krimianle, mes të cilave edhe armëmbajtja pa leje.

Kontrolli i Inspektoriatit të Ministrisë së Drejtësisë, ka provuar dyshimet dhe konstatimet e denoncuara nga ministri Tahiri ndaj gjyqtarit Osman Aliu

Free Traffic Exchange