Shkodër, pinte kafe me një mik, qëllohet me armë në tavolinë

2015-08-22 1

SHKODËR -Kanë qënë duke qëndruar në një lokal, kur kanë nisur grindjen e cila më pas ka degjenuar deri në përdorimin e armëve. Eshte ky epilogu i plagosjes së ndodhur mbremjen e së hënës, në rrugën "Bujar Bishanaku" në Shkodër, pranë stadiumit "Loro Borici".
I plagosur mbeti shtetasi Klodian Gurra 35 vjeç, i cili u qëllua me 2 plumba, njeri e ka prekur në këmbë dhe tjetri ne brinje. Akoma nuk dihen shkaqet e konfliktit me tij dhe personit tjetër, i cili është identifikuar nga blutë e Shkodres, të cilët janë vënë në ndjekje të tij.
Gurra sipas uniformave blu ka qenë duke qëndruar në të njëjtën tavolinë me autorin e plagosjes, në një lokal në këtë zonë, kur kanë nisur të konfliktohen. Më pas ai në grindje e sipër ka nxjerrë armën duke qëlluar 35-vjeçarin Gurra, i cili është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodres dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje, ndërsa po merren në pyetje edhe dëshmitarë në vendin e ngjarjes.

Free Traffic Exchange