A1 Report - Braçe:SHIU e SHISH, asnje fakt qe implikon FA ne trafik droge

2015-08-22 0

TIRANE - Pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike për përfshirje të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në trafikun e drogës, dhe debateve në Kuvend, deputeti Socialist Erjon Braçe thekson se "nuk ka asnjë fakt që të implikojë FA në këtë trafik". I ftuar në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" në studion e "A1 Report", deputeti Braçe pranon ekzistencën e një shkresë të Shërbimit Informativ Shtetëror, që përmend të dhëna të paverifikuara dhe të pavërtetuara. Sipas Braçes, shkresa që i është dërguar ministres së Mbrotjes në 10 ditëshin e fundit të marsit 2014, "i referon një shkresë të tetorit 2013 të shërbimi të ushtrisë që shërbimi të investohet për të verifikuar të dhënat".

"Letra ka të dhëna të paverifikuara, indicie të paverifikuara. Janë terma të përdorura nga Shërbimi. Nga një narrativ të caktuar, ashtu siç ka një element shumë të rëndësishme për këtë histori, i referon një shkresë të tetorit 2013 të shërbimi të ushtrisë që shërbimi të investohet për të verifikuar të dhënat. E gjithë historia, ka një indicie shumë të fortë, dhe fakt domethënës, që është ministrja e Mbrojtjes ajo që është sot dhe detyre, dhe akuzohet nga PD, e cila i ka kërkuar SHISH që nëpërmjet shërbimit të ushtrisë të verifikojë informacionet marra në mënyrë operative", tha deputeti i PS, Erjon Braçe.

Deputeti Braçe tha se kjo është shkresa që disponon PD, dhe ai vetë e ka marrë këtë shkresë nga PD.

Braçe thekson se SHISH dhe SHIU në shkresat e tyre nuk përmendin trafik droge nga aeroporti i Gjadrit, apo nga zona të tjera të përmendura gjatë debateve në Kuvend, ndërsa thekson se Forcat e Armatosura janë të përjashtuara nga ky trafik.

Çfarë përmban shkresa që ju përmendët në Kuvend?
Deklarata është bërë një të enjte më përpara. Kaloi si me të qeshur në sallë. Secili prej nesh e di idenë e Imamit për të folur për çështje të tilla. Më pas u pasua me akuzat. Duhet të ndajmë indicin nga informacioni, dhe të dyja nga faktet dhe provat. Ministrja e mbrojtjes, unë, kryeministri apo kreu i Kuvendit e thamë qartësisht se nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt që të implikojë FA në trafikun e drogës, qoftë në cilësinë e organizuesit, qoftë të ndihmuesit. Dhe kjo është thënë në një dokument sekret që e ka PD dhe unë e kam marrë nga PD. Çdo dokument që unë kam nxjerrë e kam marrë nga PD, atëherë në pushtet, tani në opozitë. Një nga arsyet pse u shpik kjo çështje, është për të mbuluar zhvillimet e brendshme në PD. Janë arsyet e tyre ti zgjidhin. Letra është e SHISH e klasifikuar sekret. Dhe dyshohet se është deklasifikuar nga momenti kur ka kaluar te PD. Në përmbajtje të saj letra nuk ka asnjë provë. Jam gati të ballafaqohem me shefin e SHISH. Nuk mund ta bëj publike, edhe pse nuk kam përgjegjësi të ruaj sekretin e një dokumenti të tillë.

Free Traffic Exchange