Gruevski edhe përmes 'korit' kërkon 62 deputet

2015-08-22 1

VMRO-DPMNE-ja dhe lideri i saj Nikolla Gruevski edhe përmes 'korit' vazhdojnë të kërkojnë mbështetje për 62 ulëse në kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Kjo ka nxit reagime dhe komente nga më të ndryshmet. Në vazhdim ju sjellim disa komente të publikuara në rrjetet sociale menjëherë pas publikimit të video-klipit më të ri të VMRO-DPMNE-së të titulluar 'bëni dallimin'.
'Nuk më besohet se kjo është e vërtetë'; 'mizeri'; 'rezil'; 'diçka më e ulët se kjo nuk ekziston'; këto janë vetëm disa nga komentet që pasojnë pas video-klipit më të ri të VMRO-DPMNE-së përmes të cilit theksojmë edhe njëherë kjo parti kërkon mbështetjen nga elektorati për të grumbulluar vota të mjaftueshme të cilat do ti siguronin 62 deputet.