FIER - Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve është regjistruar pasditën e sotme në aksin Levan -- Tepelenë.
Një automjet tip furgon që udhëtonte nga Tepelena në drejtim të Levanit në afërsi të fshatit Varibob i është shpuar goma çka ka çuar në humbjen e drejtimit të makinës nga ana e shoferit.
Frugoni fillimisht është përplasur më një makinë tip Mazda që udhëtonte në drejtim të kundërt, ndërsa më pas ka përfunduar në mbajtëset metalike të një ure.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i frugonit, Qazim Aliaj, 25 vjec, ndërsa kanë mbetur të plagosur vëllai i tij Leonard Aliaj dhe Mytefat Zyllaliaj.
Këta të fundit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit ku ndodhen në gjëndje kritike për jetën.
Policia rrugore dhe ajo e rëndit kanë mbërritur menjëherë në vëndngjarje dhe kanë nsiur punën për zbardhjn e plotë të kësaj ngjarje.
Prej kohësh ky aks rrugor është kthyer problematik sa i përket numrit të lartë të aksidenteve më pasoja të rënda.