Aksident në Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me bordurën, 1 i vdekur

2015-08-22 8

Një i vdekur dhe dy persona të tjerë të plagosur, është bilanci i një aksidenti të regjistruar në orët e pasdites së sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:20 në fshatin Varibob pranë Fierit, ku furgoni me targë AA189DT me të cilin udhëtonin shtetasit Qazim Aliaj 25 vjeç, Leonard Aliaj dhe Mytefat Zyllaliaj, i ka plasur goma dhe për pasojë ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht me një automjet tip Peugeot me targa greke IEY5299 dhe më pas me bordurën anësore të rrugës.

Përplasja ka rezultuar fatale për 25-vjeçarin Aliaj i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe Leonard Aliaj dhe Mytefat Zyllaliaj, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Ndërkaq 4 personat që udhëtonin në mjetin tip Peugeot nuk kanë marrë lëndime.Ndërkohë në vendgjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Free Traffic Exchange