TEPELENE - Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan -- Tepelenë, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën 1 person ndërsa janë plagosur edhe 2 të tjerë.
Viktima është Qazim Aliaj, 25 vjeç ndërsa të plagosurit janë vëllai i viktimës Leonard Aliaj dhe Mytefat Zyllaliaj.
Mësohet se në aksident janë të përfshira një furgon, në të cilin po udhëtonin viktima dhe 2 të plagosurit, dhe një automjet tip Mazda me targa greke.
Nga hetimet paraprake rezulton se furgonit, i cili vinte nga Fieri, i ka plasur goma, dhe për pasojë drejtuesi i tij ka humbur kontrollin, duke u përplasur me automjetin tjetër.
Ndërkohë policia e mbërritur në vendngjarje, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.