Paraqitja e skemës së legalizimeve në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ka shkaktuar diskutime edhe brenda mazhorancës.
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, ka deklaruar se nuk është bërë asnjë prishje selektive, apo ndërtesë që ka qenë në proces legalizimi.
Kreu i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi, nëse është bërë një gjë e tillë.
Ndërkohë për opozitën ky proçes është shumë i komplikuar dhe premtimet e qeverisë janë të tepruara.
Komisioni i Veprimtarisë do të zhvillojë disa seanca dëgjimore në lidhje me projektligjin për legalizimet. Sipas Ministrisë së Zhvillimit Urban janë rreth 80 mijë objekte, të cilat presin të legalizohen.