Ruani me fanatizëm infrastrukturën në zonën muzeale e cila nuk duhet të jetë pjesë e ndërtimeve të pakontrolluara, pasi rrezikoni qëndrimin në UNESCO.
Ky ishte apeli i dhënë në Berat nga drejtoresha e kësaj organizate, Irina Bukova, por që në fakt nuk ka gjetur asnjë nismë për marrjen e masave ndaj atyre ndërtimeve në zonën tampon, e shoqëruar kjo edhe nga mosreagimi vendor ndaj deklaratës së bërë.
Pamjet e marra në lagje të ndryshme të qytetit tregojnë qartë se ndërtimet rreth zonave të mbrojtura janë problematike në qytetin e mbrojtur që prej korrikut të vitit 2008. Deklarata e Bukovës, ishte krejtësishtë e qartë: "ndërtoni, por mos prekni pasuritë e trashëguara".
Por në fakt panorama e ofruar në lagjet e mbrotjura të qytetit,të një mbi një dritareve, tregojnë se alarmi që dha kreu i UNESCO-s është i merituar, pasi ndërtimet po pushtojne zonën e mbrojtur. "Masa më e ekstreme që mund të merret ndaj një siti është përjashtimi nga lista dhe kjo nuk është një gjë e mirë do të shprehej Bukova, fjala e së cilës duket se ka rënë në vesh të shurdhët, pasi në Berat ende ka pasur një reagim zyrtar në lidhje me këtë alarm.
Po në fakt mungesa e kujdesit ndaj vlerave dhe trashëgimisë arktitekturore, nuk vihet re vetëm në Berat ,por edhe në qytetin simotër të tij, Gjirokastrën, e cila prej 9 vitesh është pjesë e trashëgimisë botërore UNESCO, por që në fakt kjo e fundit ka lëshuar disa shuplaka të forta ndaj saj, e madje në muajin qershor pritet të jepet edhe një vendim përfundimtar mbi qëndrimin e qytetit të gurtë në listen e zonave të mbrojtura ose përjashtimin e saj.
Arsyeja është vetëm një: Shkatërim i zonës së mbrojtur nga ndërtimet pa leje, ku në pjesën karakteristike të Gjirokastrës numërohen mbi 300 të tillë.