Kryetari i Partisë Demokratike deklaron se opozita nuk do të tërhiqet për asnjë çmim nga transparenca në lidhje me informacionet për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës.
Para deputetëve të PD-së Basha e quajti kërkesën e mazhorancës për të ngritur komision hetimor në lidhje me këto deklarata si veprim të gabuar.
"Të enjten e kaluar u munduan të sillen si gastor. Këtë të enjte do të sillen si të shkalluar. Objekti i hetimit po çudit shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Duan të hetojnë pse u tha pse e panë. Duan tu japin mësimin e heshtjes punonjësve të SHISH edhe drejtësisë. Ky është qëndrim që mund ta mbajë vetëm dikush që ka mizën nën kësulë. Nuk tërhiqemi për asnjë arsye dhe asnjë cmim. Mazhoranca ka të njëjtin informacion nga një burim zyrtar që posediojmë ne dhe qeveria. Ujkun s'e krijuam ne. kemi dhënë alarmin e nuk ndalemi", u shpreh Basha.