Zaev kërkon dorëheqjen e Gruevskit

2015-08-22 0

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski. Ai tha se do të vazhdojë të bëjë publike aferat kriminale, nëse Gruevski nuk jep dorëheqje.

"Do të tërhiqesh dhe do të pranosh se je zhytur thellë në kriminalitet, ose unë do vazhdoj të dalë para opinionit dhe të publikoj lojën tënde të pafund me para e thata që ke marrë?", tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zoran Zaev kërkon përgjigje nga institucionet për "paratë në dorë" që ka marrë Nikolla Gruevskit në aferën e shitjes së "Makedonska Bankës" . Telefonatën e publikuar nga opozita, në të cilën pretendohet se kryeministri kërkon ryshfet prej 1.5 milion euro për shitjen e bankës, vetë Gruevski e cilësoi si fabrikim dhe paralajmëroi padi përmes avokatëve të tij.

"E kapëm kriminelin dhe dëshmia është para publikut. Sot treguam se kush është bartësi i idesë, organizatori dhe shpikësi i kësaj grabitje të madhe në Maqedoni. Thotë se është fabrikim. Kur ai të mësojë të thotë "para" me shkronjën 'r', atëherë do jetë fabrikim", u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Pesë ditë pas publikimit të aferës, institucionet heshtin. Nuk ka komente nga komisioni anti-korrupsionit, ndërsa prokuroria publike njoftoi se pas festave do të deklarohet nëse, dhe si do të procedojë me rastin. Disa ish anëtarë të komisionit anti-korrupsion nuk duan të flasin për këtë aferë, disa thonë se njerëzit që janë në pozitat drejtuese në institucionet përgjegjëse në asnjë mënyrë nuk guxojnë, e as që u lejohet me ligj të distancohen nga raste të tilla. Përveç heshtjes në institucione, që tani për tani arsyetohen me festën, për aferën heshtin edhe mediat pro-qeveritare. Natasha Stojanovska

Free Traffic Exchange