LUSHNJE - Besimtarët ortodokosë në qytetin e Lushnjës kanë përzgjedhur ditën e Pashkës për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë të kësaj zonë.
Kjo iniciativë u realizua në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, ndërsa sipas drejtuesve të bankës së gjakut nga kjo nismë përfitojnë rreth 300 fëmijë talasemikë në rethet e Lushnjës, Beratit dhe Fierit.
Ndërkohë edhe Shoqata e Invalidëve të Punës në këtë festë të shejntë ka menduar tu gjendët pranë personave para dhe tetraplegjike.
Pjestarët e shoqatës kanë shkuar pranë familjes Pepa në komunën Shegan të Lushnjës, dhe kanë dhuruar një karrocë me rrota për kryefamiljaren e kësaj familje, Bejaze Pepa, e cila prej 30 vitesh është paralizuar.
Drejtuesit e Shoqatës së Invalidëve garantuan familjen Pepa se nuk do tu mungojë mbështetja e shoqatës.