A1 Report - Korrupsioni, Naço: Inkurajoj Tahirin, deklarata e Nishati e rende

2015-08-22 0

TIRANE - Ministri i Drejtësisë Nasip Naço është shprehur se mbështet nismën e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, i cili nëpërmjet një letre drejtuar Presidentit të Republikës Bujar Nishani, kërkoi hetim dhe marrje masash për 65 vendime gjyqësore të dyshimta të gjykatave për lirimin e personave me shkelje dhe rrezikshëmri të lartë.

Naço është shpregur se çdo qytetar mund të denoncojë çdo shkelje të ligjit në portalin Antikorrupsion dhe ministria e Drejtësisë sikundër Qeveria mbështetin dhe kanë prioritet luftën kundër korrupsionit, qoftë ky edhe në gjyqësor.

Deklaratat janë kryer pas takimit që Naço me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla patën me drejtues të prokuororisë për rekomandimet e Këshillit të Ministrave për organin e akuzës.

Gjatë fjalës së tij në takim ministri Naço e ka cilësuar të rëndë deklaratën e kryer nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani gjatë konferencës së gjyqësorit, disa ditë më parë për marrjen e rryshfeteve në bashkëpunim me avokatët në këmbim të vendimeve të njëanshme gjyqësore.

Free Traffic Exchange