Gjirokastër, 6 të shoqëruar për grabitjen e Muzeut të Armëve

2015-08-22 1

Gjirokastër- Gjashtë persona, mes tyre edhe një roje private, jane shoqëruar nga policia e Gjirokastrës si të dyshuar mbi grabitjen e 11 armëve mesjetare, në Muzeun Kombëtarë të Armëve, i cili ndodhet brenda ambjenteve të Kështjellës Argjiro.
Sipas komunikatës zyrtare të policisë lokale të këtij qyteti, mësohet se roja me inicialet N.Zhuli akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa në gjendje të lirë ka nisur procedimi penal, edhe për përfaqësuesin e firmës, e cila kishte nën mbikëqyrje këtë muze, S.K. 52 vjeçe nga Gjirokastra.
Nga verifikimi i dokumentacionit të firmës, rezultoi se afati i kontratës për ruajtien e objektit të kalasë kishte përfunduar më datën 12 mars të këtij viti, por persëri kjo shoqëri vazhdonte ruajtien e këtij objekti.
Ende nuk dihet si do të procedohet me rastin në fjalë dhe se cilat janë organet kompetente, të cilat do të mbajnë përgjegjësi për vazhdimesinë e ruajtes së këtij objekti të rëndësisë së veçantë nga një firmë, e cila ushtronte mbikëqyrjen jashtë kontratës dhe cilat mund të jenë akuzat që do të rëndojnë mbi të.
Hyrja e grabitësve në Muzeun Kombëtar të Armëve, është kryer nga porta kryesore e tij, dhe stenda në të cilën ekspozoheshin 4 pushkë, 4 pistoleta dhe 3 shpata mesjetare është boshatisur brenda pak minuntash. Grupi hetimor që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të ditur se nga ana e grabitësve është marrë edhe serveri i kamerave, duke lënë kështu shumë pak gjurmë pas.