Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur Muzeun Armëve në Gjirokastër që ndodhet brenda në ambientet e kalasë së këtij qyteti.
Mësohet se grabitja është kryer gjatë natës së 20 prillit 2014 kur hajdutët pasi kanë prerë dryrin kanë hyrë në muze duke marrë 4 pushkë, 4 pistoleta dhe 3 shpata, të gjitha armë të periudhës së Mesjetës.
Njëgrup hetimor po punon për zbardhjen e autorëve, ndërsa kjo grabitje tregon se trashëgimia kulturore vazhdon të mbetet në rrezik.