Tiranë- Një person ka tentuar të hyjë me forcë në godinën e kryeministrisë rreth orë 13:00 të mesditës së sotme.
Shtetasi Arjan Goga 41 vjeç , në gjendje të dehur ka tentuar të hyjë në Kryeministri, por është ndaluar nga Garda e Republikës, e cila ka njoftuar më pas dhe policinë e Tiranës.
Mësohet se nuk ka pasur përplasje mes 41-vjeçarit me forcat e Gardës apo policisë, ku këta të fundit e kanë shoqëruar Gogën për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Vetë Kryeministri Rama nuk ka qenë sot në godinën e kryeministrisë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" pasi ka qenë në qytetin e Korçës për të festuar Pashkët.