Besimtarët ortodoks festojnë Pashkët

2015-08-22 2

"Krishti u ngjall, vërtet u ngjall. Me këtë frazë, besimtarët e krishterë kanë pritur datën më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, ngjalljen e Krishtit". Në meshën kryesore në ambientet e Kishës Ortodokse në Shkup, Kryepeshkopi Stefani, ka bërë thirrje për më shumë paqe e mirëkuptim mes njerëzve. E kur akrepat e orës shënuan mesnatën, Flaka e Shenjtë iu është shpërnda të gjithë besimtarëve të pranishëm. Edhe këtë vit, besimtarët janë lutur për më shumë mbarësi e lumturi në familjet e tyre. Pas përfundimit të ceremonisë, besimtarët me qirinjtë e ndezur në duar kanë çuar në banesat e tyre Flakën e Shenjtë. Ndërkohë edhe besimtarët katolikë në vend kanë pritur mesnatën për të kremtuar ngjalljen e Krishtit. Në meshën e drejtuar nga Imzot Kiro Stojanov është bërë thirrje për më shumë paqe e dashuri mes tyre. Besimtarët katolikë, pasi kanë uruar njëri-tjetrin, shpresojnë që këto Pashkë t'i gjejnë ata me më shumë lumturi në familjet e tyre. Edhe besimtarët katolikë pas ceremonive fetare në Kishë, festën e zhvendosën në familje, ku dreka e së dielës është përmbyllja e Javës së Madhe, që sjell për të gjithë besimtarët e krishterë, mesazhin që jeta mbizotëron mbi vdekjen dhe shpresa mbizotëron mbi zhgënjimin. Ndryshe, të krishterët besojnë se sot para 2014 viteve ka ndodhur Ringjallja e Krishtit, dita kur ai e dëshmoi fuqinë e tij dhe u ringjall nga të vdekurit. Valmir Kuçi